Zhvillimi ekonomik ne Shqiperi si pasoje e turizmit

Scritto da Elda Ali on . Postato in Shqip

Zhvillimi ekonomik ne Shqiperi si pasoje e turizmit

Turizmi përfshin aktivitetet e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende të ndryshme nga vendi i qëndrimit të tyre të zakonshëm për një periudhe jo më të gjatë se  një vit kalendarik dhe qëllimi i këtij udhëtimi është kohë e lire,Pozicionimi i Shqipërisë në bregdetin mesdhetar i krijon asaj kushtet e nevojshme biznes e të tjera, si malor ashtu edhe detar. Por kur ka filluar zhvillimi i turizmit ne Shqipëri dhe si ka evoluar ai në vite? Duke mos patur nje datë ekzakte të fillimit të turizmit në vendin tonë, ne do te fokusohemi te zhvillimi turistik në dhjetë vjecarin e fundit dhe ne strategjite per te ardhmen, që të ketë një turizëm të zhvilluar

 

Mënyrat me anën e të cilave turistët mbërrijnë në territorin shqiptar janë:

  • Në rrugë tokesore
  • Në rrugë detare
  • Në rrugë

Sipas të dhënave te deklaruara nga INSTAT-i për vitet 1998-2008 dallohet qartë se turistët preferojne kalimin e kufirit me anë të rrugëve tokësëore, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre përbëhet nga fqinjët tanë.

 

Vizitorët i drejtohen Shqipërise për arsyë të ndryshme. Disa nga arsyet kryesore sepse vizitorët hyjnë në territorin e vendit tonë janë të vendosura më poshtë në bazë të përqidjes së hyrjes ne vitin 2009:

  • 82% për pushime
  • 5%   për biznes
  • 2%   për vizita ditore
  • 10%  për arsye të tjera

 

Duket qartë që qëllimet turistike përbëjnë dhe përqindjen më të madhe midis arsyeve të sipër përmendura. Kjo tregon se turizmi luan një rol të rëndësishmëm në zhvillimin ekonomik të vendi. 

Vizitorët që kanë ardhur në vendin tonë vitin e kaluar kanë qënë nga shtete të ndryshme të botës . Një përqindje e madhe e këtyre vizitoreve ka ardhur nga shtetet fqinje me shqipërin si për shembull Maqedonia, Kosova etj.

 

Një numër i lartë  i popullsis së këtyre vendeve zgjedhin shqipërin si destinacionin e tyre të pushimeve verore, për të shfrytëzuar bregdetin tonë të kaltër duke bërë të mundur zhvillimin tonë turistik. Por shqipëria vizitohet gjithashtu edhe nga qytetar të vendeve të tjera si Italia, Franca, Gjermania Anglia etj. Kuptohet që një pjesë e madhe e këtyre vizitorëve janë me etni shqipëtare por për sa kohë shqipëria nuk është më vendëqëndrimi i tyre i zakoshëm atëherë ata me të drejtë quhen turist.

Të ardhurat nga turizmi gjatë viteve të fundit kanë ardhur duke u rritur. Turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Ai përbën një nga sektorët ku do përqëndrohet rritja ekonomike e vendit tonë në të ardhmen

Dy vitet e fundit vendi yn? është ngritur dukshëm në klasifikimin, përsa i përket prurjeve valutore në ekonomi nga jashtë. Vlerat monetare të përfituara kaluan të ardhurat nga eksporti, dërgesat e emigrantëve dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte.

Të ardhurat neto të Shqipërisë nga shërbimet e udhëtimeve ndërkombëtare janë rritur me 18% në nëntëmujorin e parë të vitit 2009 në lidhje me të njejtën periudhë të vitit 2008. Ecuria e turizmit në vendin tonë ka qënë totalisht e ndryshme nga ajo e vendeve fqinje, ku ky sektor ka pësuar rënie të madhe (dramatike) gjatë vitit 2009.

 

Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia pësuan rënie dyshifrore në numrin e vizitoreve te huaj, për shkak të përshtypjes së keqe që kishin krijuar vizitoret vitet e shkuara për çmimet e larta. Ekspertët mendojnë se çmimet akoma të ulëta të ushqimeve dhe fjejtjes në Shqipëri ne krahasim me vendet e tjera kanë shtyrë shumë turistë  te zgjedhin vendin tonë p?r t? kaluar pushimet .

 

Gjatë periudhës janar – mars të këtij viti, prej hyrje – daljeve nga Shqipëria për qëllime turistike janë fituar vetëm 7 milion € (euro), sepse nga 221 milion € që kanë hyrë në ekonominë vendase si prurje nga turizmi, 214 milion € janë harxhuar nga shqiptarët në udhëtimet jashtë vendit ose 21% me shumë se një vit më parë. Dallohet qartë se hyrjet nga turizmi në ekonominë vendase dhe shpenzimet per turizëm jashtë vendit po rriten me pothuajse te njejtat ritme.

 

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave t? vendit ton? vijn? nga qëndrimi i shtetasve te huaj dhe shqiptarë në hotele.

 

Ardhja e emigrantëve dhe pushuesve të huaj pasqyrohet direkt në ekonominë shqiptare me prurjet më të larta në valutë. Sipas vlërësimit të ekspertëve të Bankës se Shqipërisë të ardhurat nga turizmi këtë sezon veror parashikohen të jënë më të larta se ai i vitit të kaluar.

 

Rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet n? rreth 23%.

 

Por sipas Bankës së Shqipërisë, efektet e sezonit pasqyrohen edhe në forcimin e pozitave te lekut kundrejt valutave të tjera. Dob?simin më të ndjeshëm si gjithnjë në këtë periudhë e pëson Euro (€), pasi të ardhurat vijnë kryesisht nga shtetet e Eurozonës, kryesisht nga vendet fqinje, si Kosova, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, etj.

 

Nga ana tjeter blerja më e lirë e kësaj monedhe, pritet te ndikojë në uljen e ?mimeve të mallrave të importit për periudhën në vazhdim.

 

Kriza ekonomike e vitit të kaluar nuk pati një ndikim të madh në Shqipëri. U vu re një rritje e turistëve që vizituan Shqipërinë në krahasim me vitet e tjera, gjithashtu dhe të ardhurat që vijnë nga ky sektor. Por këtë vitë ekspertë të fushës së turizmit janë shprehur se vendi jonë po kalon në një krizë, e cila do të ketë një impakt të madh në turizëm.

 

Për shkak dhe të krizës politike që vendi jonë gjendet,kjo bënë që Shqipëria të mos jetë një vend i sigurt për turistët e huaj. Kjo do të sillte një ulje të numrit të turistëve të huaj. Duke qënë Shqipëria në një klimë të paqëndrueshme, pavarësisht nga ofertat e ndryshme që mund të bëjne agjensitë e udhëtimit përsëri nuk do të kishte rezultat për ardhjen e sa më shumë turistëve të huaj. Sipas agjensive turistike në vend kriza ekonomike që ka prekur vendet që gjenerojnë turistë për Shqipërinë është shkaku kryesor i pakësimit të numrit të turistëve që do të pres  Shqipëria.

 

Hyrja në fuqi e ligjit mbi të huajt,i cili aprovon marrjen e vizave 72 orëshe për turistët që vijnë të organizuar me, ose nëpërmjet agjensive turistike, kjo masë drejtë për së drejti ndikon në uljen e numrit të turistëve të huaj. Ndërsa për turistët Shqipëtarë që ndodhen jashtë territorit, nuk do te ketë një ndikim të madh, numri i tyre mund të ketë vetëm një rrënje të vogël.

 

S` mund të themi t? nj?jt?n gj?  për shqipëtarët brënda vendit q? i kalojn? pushimet brrenda territorit shqip?tar, po vihet re një zvogëlim i tyre çdo vitë. Ata preferojnë më shumë ti kalojnë pushimet në vende t? huaja si Italia, Greqia, Egjipti etj. Arsyet pse shqipëtarët nga viti në vitë i kalojnë pushimet jashtë territorit të tyre janë të shumta.

 

Këtë vit vihet re nje rritje të çmimeve të hoteleve jashtë Shqipërisë, por prapë shqipëtarët kanë preferuar më mirë ti kalojnë jashtë. Edhe pse çmimet që ofrojnë hotelet janë më të larta, kushtet e shërbimit nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të huaja dhe paketat turistike që ofrojnë agjensitë janë më të leverdishme.

 

1Janë emigrantët dhe turizmi ata që deri më sot kanë shpëtuar

ekonominë e vendit. Punët do të kishin qenë shumë më keq që para krizës, për ekonominë shqiptare, duke pasur parasysh vetëm bilancin tregtar. Në fakt paratë që hyjnë në vend dhe ato që dalin jashtë, përfshijnë edhe elementë të tjerë, siç janë të ardhurat që vijnë nga emigracioni dhe të ardhurat nga turizmi.

 

Të dy këta zëra kanë ndikuar rrënjësisht në përmirësimin e situatës. Transfertat korente si çdo vit marrin formë prej prurjeve nga emigrantët. Këto të fundit, përfaqësojnë burimin kryesor të financimit të deficitit në tregti mallrash dhe shërbimesh. Kontributi i këtyre dërgesave në zbutjen e defiçitit tregtar llogaritet në rreth 40 për qind. Ndërkaq, të ardhurat nga emigracioni po bien, ndërsa edhe vetë turistët e huaj nuk kanë më aq para sa më parë për t’i shpenzuar në vende me turizëm jokonvencional siç është Shqipëria.

 

Turizmi ka patur një zhvillim të dukshëm  ekonomik në vitet e fundit . Por  si janë parashikimet për vitet në vazhdim dhe cilat janë objektivat që do të arrijë Ministria e Rregullimit të Territorit dhe  Turizmit me anën e zhvillimit turistik të vendit tonë. Nder objektivat kryesor te deklaruuar nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit janë :

  • të gjenerohen vende pune dhe të ardhura
  • të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe social kudo në vend
  • të përmirësohen kushtet e jetesës në Shqipëri
  • të iniciohen aktivitete ekonomike
  • të krijohet një imazh pozitiv i vendit në arenën ndërkombëtare si destinacion turistik
  • të rriten fitimet për shtetin në monedhat e huaja dhe nga taksa e hyrjes
  • të zhvillohet një turizëm i qëndrueshëm në kohë dhe miqësor me mjedisin.

 

Por që këto objektiva të realizohen duhet që suksesi i kësaj strategjie të bazohet në partneritetin e aktorëve të sektorit të turizmit. Misioni i partnëreve të turizmit përshkruhet si më poshtë:

  • I krijon mikpritje turistëve dhe për këtë arsye e kupton mikpritjen dhe cilësinë e lartë të shërbimit si një nga elementët me të rëndësishëm brenda produktit tutistik;
  • Mbron dhe madje zhvillon mjedisin në mënyrë aktive
  • Mbështet trashëgiminë kulturore

Në qoftë se objektivat e mësipërme rezultojn me sukses atëherë synimet për vitin 2012 sipas MRRTT për të ardhurat ekonomike janë:

  • 1,25 milion mbërritje
  • 6,4 milion netëqëndrime
  • 464 milion USD të ardhurat e turizmit
  • 100.000 vende të reja pune
  • e ardhura e turizmit ndërkombëtar është 15% në GDP

[1] INSTAT


Give peace a chance. John Lenon

Pergatiti per opinion@

  Elda Ali